Tërmeti në Filipine, uji i pishinës shndërrohet në ujëvarë

23 Prill 2019, 10:54

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.3 u regjistrua në Filipinet qendrore, me epiqendër 40 km në thellësi të tokës, 1.4 km nga qendra e Gutad dhe 23 km nga qyteti i San Fernando. Ky është raporti i Institutit Amerikan të Gjeofizikës. 

Tronditja e fuqishme e tërmetit ka shkaktuar rrëzimin e të paktën dy ndërtesave civile dhe disa kishave, shumë prej të cilave datojnë ne shekujt e sundimit kolonial spanjoll, duke vrarë të paktën 11 persona. Mijra banorë kanë dalë në rrugë të tmerruar dhe të tjerë janë evakuuar nga banesat e tyre.

Në një video të regjistruar në mënyrë amatore, shihet se nga një prej rrokaqiejve të Manilas, uji i pishinës mbi gradaçelë, për shkak të lëkundjeve të forta, nisi të rrjedhë poshtë si të ishte ujëvarë, gjë që shtoi edhe më shumë panikun mes banorëve./Përgatiti Ilir Çuçi