Tërmeti në Turqi: Nën rrënoja ka jetë, telefonata që ngjallin shpresën

25 Janar 2020, 13:24

Teksa ekipet e kërkim shpëtimit po bëjnë të pamundurën për të nxjerrë njerëz nga rrënojat, është shtuar shpresa se veç 40 personave që u nxorrën të gjallë, të tjerë do të shohin sërish dritën e diellit.

Në video një anëtare e forcave të kërkim shpëtimit arrin të kontaktojë me një person i cili të bllokuar nën rrënoja.

Ai i ka treguar se është në gjendje të mirë.