Tërmeti në Turqi/Rama: Biseda telefonike mes Erdogan dhe Mitsotakis shpresë për të ardhmen e Europës

30 Tetor 2020, 21:15 | Përditesimi i fundit: 2020-10-30 23:58:11

TIRANË- Solidarizim për viktimat e tërmetit të kësaj të premteje në Turqi e Greqi, shprehën edhe krerët më të lartë të politikës shqiptare.

Kryeministri Rama tha se ndjen trishtim dhe keqardhje për 2 vendet mike.

Edhe Presidenti Meta përmes  një postimi në rrjetet sociale tha se është i tronditur pas lajmit për lëkundjet e fuqishme sizmike në ishullin Grek, Samos dhe në Izmir, teksa garantoi mbështetjen e Shqipërisë.

Kryedemokrati Lulzim Basha shprehu solidaritet, duke e konsideruar një tragjedi të rëndë.

Më herët, Reaguan dhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe Kreu i Kuvendit Gramoz ruçi.  Veliaj risolli në kujtesë tërmetin në Shqipëri dhe i bëri thirrje qytetarëve turq të bëhen të fortë, kurse Ruçi, iu  drejtua me telegram homologëve të tij në Turqi e Greqi.