Tërmeti shkund vendin, opozita hesht! Asnjë përfaqësues i tyre s’ka vizituar çadrat

23 Shtator 2019, 16:27

Shqipëria është tronditur për rreth 3 ditë nga tërmetet. Këto ditë të vështira tregojnë se ku është solidariteti i shqiptarëve për njëri-tjetrin.

Në një kohë kur solidariteti njerëzor duhet të tregohet më shumë se kurrë, reagimet nga kampi opozitar lënë shumë për të dëshiruar. Në një kohë që njerëzit kanë nevojë për ndihmë por dhe për mbështetje psikologjike nga kampi opozitar një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Në këto momente të vështira më shumë sesa mesazhi politik duhet të tregohet ndërgjegja njerëzore. Jo vetëm politika por kushdo prej nesh duhet të jetë më njerëzor në mbështetjen ndaj personave në nevojë në këto ditë të vështira. Pas një mesazhi të kryedemokratit Lulzim Basha në rrjetet sociale që prej ditës së shtunë asnjë prej ish deputetëve nuk është parë në zonat me probleme

Por edhe pse kanë kaluar më shumë se 3 ditë, asnjë nga përfaqësuesit e opozitës, nuk është parë në terren pranë banorëve të prekur nga lëkundjet.

Kjo situatë nuk duhet të ketë ndasi politike por duhet që të na bëjë të gjithë bashkë, pasi fatkeqësitë natyrore nuk njohin të majtë e të djathtë. Është për të ardhur keq që dhe në fatkeqësi politika shqiptare është e ndarë dhe nuk mendon për njerëzit të cilët gjenden në qiell të hapur.

Është dita kur të gjithë duhet të jemi bashkë për të qetësuar njerëzit. Mjafton një shtrëngim duarsh me ata që janë në çadër, ose në shtëpitë e dëmtuara, për t’i dhënë një ditë shprese se ditë më të mira do vijnë.

Duhen vepra jo fjalë, shqiptarët kanë nevojë për të gjithë…