Tërmeti/ Sizmiologu për Report TV: Pasgoditjet do të vijojnë në rënie! Duhet ruajtur qetësia

29 Janar 2020, 10:51 | Përditesimi i fundit: 2020-01-29 15:47:50

TIRANE- Sizmiologu Emond Dushi në një intervistë për gazetaren Doris Sallaku ka deklaruar se dukuria e pasgoditjeve pas tërmetit është normale dhe do të vijojë në rënie. Ai theksoi se mënyra se si ne reagojmë pas tërmetit na rrezikon më shumë se tërmeti, teksa këshilloi se duhet ruajtur qetësia.

"Ka pasur rreth 15 pasgoditje pas tërmetit të djeshëm me magnitudë 4.9. Dukuria do të vazhdojë. Kur kanë kaluar 2 muaj ende vijon dukuria por ajo mund të shkojë edhe një vit. Kjo nuk është një vlerës absolute mund të ndryshojë. Ne e kemi deklaruar se është shumë e vështirë të bëhet një parashikim. Por mënyra se si ne sillemi na rrezikon akoma më shumë se sa vetë tërmeti. Ne nuk e kemi si kulturë se si duhet të reagojmë. Këshilla që unë kam dhënë gjithmonë është se ne duhet të ruajmë qetësinë. Pasgoditjet nuk kanë asnjëherë goditjen e tërmetit. Normalisht janë frikësuese dhe duke e kontrolluar ne ankthin tonë duhet të llogarisim se nuk mund të largohemi menjëherë, duhet të qëndrojmë në një vend të sigurt", tha Dushi.