Tërmeti/Inva Mula dhe 50 artistë bëhen bashkë për mbrëmjen humanitare ‘Nesër’

6 Dhjetor 2019, 17:52

Tërmeti, përveçse humbjeve të mëdha në jetë njerëzish edhe në dëme materiale, ka rizgjuar edhe tek mbarë shqiptarët edhe dëshirën për të ndihmuar. Sopranoja Inva Mula, na rrëfen se fill pas tij, ajo vendosi që të bënte bashkë artistët që të bëheshin pjesë e një aksioni humanitar, që do të ndihmojë sadopak të prekurit nga ky tërmet. Ndonëse, fillimisht dëshira e madhe ishte që gjithçka të zhvillohej në Durrës, por sa na tregon artistja, pas vizitës që ka bërë në këtë qytetet, dëmet e shkaktuara edhe në teatër, e bëjnë këtë të pamundur, prandaj rreth 50 artistët mbrëmjen e së dielës (8 dhjetor, ora 17.00) do t’i dhurojnë publikut kryeqytetas artin e tyre

“Ky është një aksion humanitar, e quaj të tillë, sepse tërmeti rizgjoi tek secili nga ne dëshirën për të kontribuar, për të qenë bashkë. Fillimisht lindi si ide, që ky aktivitet të bëhej në Durrës, por shkova atje dhe pashë se nevojat janë të domosdoshme, emocionalisht do të ishte shumë bukur atje, por teknikisht nuk ishte e mundur, sepse edhe në teatër ka disa dëme.  Kjo është një mbrëmje humanitare, që secili nga ne të sjell në mesazh. Mbi 50 artistë kërkuan që të jenë pjesëmarrës.  Unë mendoj se kjo është vetëm një nisëm, veçoj këtu profesor Robert Radon, i cili më tha: Si mund që t’ju ndihmoj? Kemi Irma edhe Eranda libohova, Aurela Gaçen, Jonida Maliqi, Eva Golemin, Vikena Kamenica, Enada Hoxhën etj. Apo edhe shumë aktorë, si Eva Alikaj, Mirush Kabashi, Elia Zaharia, Zamira Kita etj.,”, thotë sopranoja, e cila ka dëshirën që me të ardhurat që do të mblidhen nga kjo mbremje humanitare, që do të zgjatë deri në datë 31 dhjetorë, të ndërtohet një shkollë, apo të jenë pranë fëmijëve.  

    No videos found.