Terrorizon banorët në Lezhë duke qëlluar në ajër, i bllokohen armët dhe granata

25 Qershor 2019, 10:17

LEZHË-Një person është arrestuar, pasi në gjendje të dehur ka qëlluar me armë zjarri në ajër në oborrin e banesës së tij. Ai është A.P.  49 vjeç, banues në fshatin Rraboshtë.

Pas sinjalizimit policia ka arrestuar 49-vjeçarin, ndërsa ka sekuestruar 2 armë zjarri, një granatë dore ofensive dhe 3 gëzhoja në vendngjarje. Armët e zjarrit që u sekuestruan janë automatik  model MP-40  dhe pushkë model 63) me 35 fishekë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme  për veprat penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit" dhe  "Prishja e qetësisë publike". parashikuar nga neni 278 dhe 274 të Kodit Penal.