Thaçi: Merkel foli me turp për krimet në Auschwitz, udhëheqësit serbë flasin me krenari për krimet e Millosheviçit

7 Dhjetor 2019, 14:05

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka krahasuar veprimin e kancelares gjermane, Angela Merkel, që dje vizitoi kampin e Auschwitz për herë të parë dhe me turp foli për krimet që ndodhën aty, me deklaratat e zyrtarëve serbë që po mohojnë Masakrën e Reçakut.

Në një postim në ‘Twitter’, Thaçi shkruan se nëse Merkel flet me trup për krimet e së kaluarës të udhëheqësve gjermanë, udhëheqësit serbë këtë po e bëjnë me krenari për krimet e Sllobodan Millosheviçit.