Thirrja për t'iu bashkuar PS/ Rama: S'është tallje e shaka siç po bën PD-ja! Po shkon drejt humnerës

21 Tetor 2020, 16:49

"Nuk është lojë, siç e bëri PD, sikur të vësh këshilltarët që t'i këshillojnë për t'i treguar rrugën drejt humnerës nuk e bëjnë dot aq shpejt një parti për të shkuar drejt humnerës. Anëtarësia shkon dhe zgjedh atë që nuk do. Kjo është mungesë, kurajo, ndershmërie, ky është truk. Kjo është për t'u thënë që ju vleni, por jo që të zgjidhni ata që doni, por ata që nuk doni. Kjo është një fyerje e inteligjencës me mesatare, që shpresoj ta kenë  kuptuar. Nuk është tallje, shaka, votim për t'u kacafytur me vota anonime, apo një votim për të hequr ato që nuk do, por është një ftesë e hapur dhe në momentin kur kandidatët do të jenë në një masë të caktuar, në mënyrë transparente do bëjmë një proces gare për të nxjerr në pah vlerat", tha Rama.

  •