Thirrje për dhunë në 30 qershor / Në hetim Aurel Bylykbashi dhe 2 kryebashkiakë të PD

26 Qershor 2019, 14:31

Kryetari i Bashkisë së Lezhës Fran Frrokaj do të procedohet në gjendje të lirë.

Ai është vënë nën hetim për veprën penale "Pengimi i subjekteve zgjedhore". Policia e Lezhës thotë se Frrokaj ka kryer këtë vepër penale në deklaratat e tij publike në media. ‘Ne i kemi bërë të gjitha shkresat dhe do ti bëj kallëzim çdo personi të paligjshëm që gjendjet në institucionet e paligjshëm. Do mbroj pronat e mia deri në pikën e fundit. Nëse nuk i mbroj unë kam shkel ligjin’, ishin fjalët që ka thënë Fran Frrokaj teksa ishte i ftuar në një emision televiziv.

Gjithashtu të proceduar penalisht për vepra penale kundër procesit zgjedhor janë edhe kryetari i FRPD Gjergji Pergjoni 28 vjeç dhe Anton Kola 34 vjeç, anëtar i kryesisë FRPD të dy banues në Mirditë.

Ndërkohë, për të njëjtin motiv është vënë nën hetim edhe kryetari i Bashkisë së Mallakastrës, Agron Kapllanaj. Ai ka bërë thirrje për veprime të dhunshme në datën e zhvillimit të zgjedhjeve.