Thyhet gjatë natës memoriali turk te Kodrat e Liqenit në Tiranë

30 Gusht 2019, 09:42 | Përditesimi i fundit: 2019-08-30 14:31:26

TIRANE-Thyhet memoriali turk që është vendosur te Kodrat e Liqenit në kryeqytetin shqiptar.

Shqiptarja.com sjell pamjet e memorialit që është dëmtuar gjatë natës nga persona ende të paidentifikuar. Ky është sulmi i dytë kundër memorialit, pasi në 11 gusht persona ende të paidentifikuar hodhën mbi të letër higjenike dhe sende të tjera në simbol të refuzimit.

Memoriali u vendos në Kodrat e Liqenit në datë 15 Korrik për viktimat e atij që u cilësua si grusht shteti i 15 korrikut 2016 në Turqi.

Vendosja e memorialit solli reagime dhe debate të shumta në Shqipëri kundër tij, ndërsa në orët e para të ditës së sotme u sulmua sërish.

Kategori të tjera

    Nuk u gjeten video për këtë Kategori!

Shiko të gjitha