Tirana i jep fund maratonës së barazimeve, Partizani mposht Skënderbeun mes borës

16 Janar 2021, 17:17

Tirana e Nevil Dedes është kthyer te fitoret pas pesë barazimesh radhazi, pasi sot ia ka dalë 2-1 kundër Kastriotit. Në Selman Stërmasi krutanët kaluan të parët në avantazh, por Batha iu përgjigj brenda pjesës së parë. Për të përmbysur shifrat mendoi Ernest Muçi, ndërsa në këtë sfidë luajti si zëvendësues edhe Taulant Seferi, i blerë në janar nga bardheblutë.

Sakaq tre pikët ka marrë edhe Partizani, që në Korçë, në fushën e mbuluar me borë, mposhti 1-2 Skënderbeun. Për ekipin e Ilir Dajës realizuan Bardhi dhe Solomon para se vendasit të shkurtonin sa për statistikë. Me këtë fitore Partizani ngjitet në vendin e dytë, me 9 pikë më pak se Vllaznia.