Tirana merr fitore mbijetesë në Laç. Kastrioti mposht Teutën, por Devolli shpërthen në lot

26 Maj 2019, 21:51

Partizani ka ngritur sot në qiell titullin kampion të Shqipërisë në Superligë pas 26 vitesh thatësirë. Kjo ndodhi në javën e 35 të kampionatit, pikërisht pas përfundimit të sfidës me Kukësin që u mbyll me rezultatin e barabartë 1-1. Për t’i dorëzuar të kuqve titullin prezent ishte vetë kreu i federatës shqiptare të futbollit Armando Duka.

Festa e Partizanit nuk u ndal vetëm në fushën e gjelbër, por ashtu siç ishte lajmëruar një ceremoni mjaft festive u organizua edhe në sheshin ‘Nënë Tereza’, ku të pranishëm përveç tifozëve të kuq ishin edhe qytetarë të thjeshtë të Tiranës.

Ndërkohë janë zhvilluar edhe sfidat e tjera të kësaj jave ku në Laç Tirana ka marrë një fitore jetike për mbijetesën. Bardheblutë kanë triumfuar me rezultatin 1-3, duke ruajtur në +2 pikë diferencën me Kastriotin ndjekës që sot fitoi 2-1 kundër Teutës. Gjithsesi te krutanët ka patur lot në sy nga trajneri në fund të takimit, duke patur parasysh faktin që kalendari në javën e fundit i rezervon një përballje të vështirë me Kukësin.

Sfida tjetër e kësaj jave ndërmjet Skënderbeut dhe Luftëtarit është mbyllur me shifrat 2-0.