Tirana në sytë e një turisti! Bunk'Art një nga atraksionet më interesante për vizitorët e kryeqytetit

19 Korrik 2019, 10:36

Për ne që jetojmë në Tiranë vendet që e bëjnë kryeqytetin tonë unik kalojnë pa u vënë re. Me numrin e lartë të turistëve që vijnë në Shqipëri ne vendosëm të shohim Tiranën në sytë e një turisti. Çfarë shohim ata në kryeqytetin shqiptar, çfarë mësojnë për historinë e kryeqytetit dhe çfarë thonë për vendet të cilat ne na duken të zakonshme, por të ta të jashtëzakonshme. Ndiqni udhëtimin tonë përmes Tiranës. Ai nis aty në vendtakimin më të famshëm në Shqipëri, tek monumenti i Skënderbeut!

Më pas një nga atraksionet më të dashura për turistët është një tjetër destinacion. Bunk'Art 2'! Një muzeum i ri që ndodhet pranë ministrisë së Brendshme dhe Bashkisë së Kryeqytetit. Muzeu ishte më parë një bukner anti-automik i ministrisë Ndërsa tashmë dhomat e tij tregojnë historinë e vendit gjatë periudhës komuniste.

"Është shumë interesante të shoh se si një vend i tillë është kaq afër njerëzve dhe është e frikshme se si është mbajtur e fshehtë një gjë e tillë. Kjo na kujton edhe historinë e Gjermanisë. Më kujton historinë time kur isha e vogël kam jetuar pranë kufirit në Gjermani. Dhe Bunk'Art me kujton atë që kam kaluar"shprehet një turiste nga Gjermania.

"Është interesante të mësosh historinë e shqiptarëve në një mënyrë të tillë. Në Francë kemi shumë muzeume por jo si ky. Shqipëria ka histori të fortë dhe të vështirë. Pra është shumë interesante." shprehet një tursite franceze.

Sipas Rovena Moçkës, Drejtori në Ministrinë e Turizmit ky muze është një nga pikat më tërheqëse që po merr vëmendjen e turistëve nga e gjithë bota.

"Turistët aziatikë kanë një atraksion për Bunk'Artin. Është një nga pikat më të vizituara prej tyre. Tashmë po merr vëmendjen edhe të turistëve nga mbarë bota nga Amerika e nga Kanadaja." shprehet ajo.