Tirana pëson tjetër disfatë, e mposht Teuta! Laçi nuk fal për titullin

21 Shkurt 2021, 12:57

Tirana ka pësuar disfatën e dytë radhazi në Superligë, pasi sot është mposhtur 0-1 në Selman Stërmasi. Skuadra e Shehit ka rënë në kështjellën e saj me golin e Lorenzo Vilës, që i dha një trepikësh të rëndësishëm Teutës në luftën për titull.

Edhe Laçi është mjaftuar me Lushkjës në minutën e 32 për të marrë fitoren kundër Kastriotit. Një rezultat që e ngjit përkohësisht në vendin e dytë skuadrën e Duros. Sakaq ndeshja tjetër e javës së 20 për ditën e sotme mes Apolonisë dhe Bylisit ka përfunduar 0-1. Një disfatë që tregon shumë jo për mirë për fierakët, të cilët gjenden në vendin e parafundit.