Tiranë, arrestohet 'seriali', grabiste nën kërcënimin e armës dyqanet në kryeqytet

17 Gusht 2019, 10:23 | Përditesimi i fundit: 2019-08-17 13:19:21

TIRANË- Arrestohet grabitësi 27-vjeçari i cili disa ditë më parë nën kërcënimin e armës mori një shumë parash në një pikë kredidhëniesh pranë Zogut të Zi.

I arrestuari është Ergys Bercaj banues në Tiranë, nga Malësia e Madhe dhe me datë 6 gusht ai arriti të merrte një shumë parash në një agjenci  kredidhënie në zonën e Zogut të Zi, teksa si maskim mbante një palë kominoshe pune dhe një maskë që mbajnë bojaxhinjtë gjatë punës. Ai me një qetësi 'olimpike' nën kërcënimin e armës mbushi qesen me para dhe më pas u largua.Ndërkohë policia njofton se ai ishte një grabitës serial pasi kishte kryer vjedhje të tjera në kryeqytet. Sipas policisë që ka dokumentuar vjedhjet e tij me video  dhe bëhet fjalë për grabitje: një market në rrugën "Naim Frashëri", një pike  rimbushje telefonike në rrugën e Durrësit,  si dhe dyshohet edhe  në një pikë dhënie kredie në zonën e Zogut të Zi.

Në momentin e arrestimit, gjatë kontrollit iu gjet dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë me të cilën dyshohet të ketë kryer vjedhjet si dhe rrobat që kishte përdorur në realizimet e vjedhjeve bashkë me kapelet.

Ai tashmë do të akuzohet për veprën penale "Vjedhja me armë".