Tiranë, flakët përfshijnë një pallat në '21-sh', evakuohen banorët

14 Shkurt 2020, 07:09

Një zjarr ka rënë në katin e katërt të një pallati 5-katësh afër zonës së ‘21-shit’. Zjarrfikësit kanë bërë të mundur evakuuimin e banorëve dhe po vijojnë me shuarjen e flakëve. Nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërkaq burime për Report Tv bëjnë me dije se deri tani nuk ka persona të lënduar.