Tiranë, u gjet e vdekur mbëmë me saçme çifteje në trup, familja hap dyert e morit për 13-vjeçaren

12 Tetor 2018, 11:15 | Përditesimi i fundit: 2018-10-12 16:25:49

TIRANE-REPORT TV mëson se 13-vjeçarja që ndërroi jetë mbrëmë në rrethana të paqarta është qëlluar me çifte, pasi i janë gjetur saçme në trup. Edhe babai i vajzës deklaron se e bija është vrarë me armë, pasi ka konstatuar plagët në trup.

Vajza kishte plagë në trup dhe është qëlluar me armë zjarri

Xhevat Braja-babai i vajzës

Familjarët shprehen për Report Tv se Kasandra Braja ishte në banesë me vëllanë dhe nusen e tij, të cilët janë shurdhmemecë dhe në momentin që ka ndodhur ngjarja nuk kanë dëgjuar asgjë, ndërsa është gjetur e vdekur në divan nga i ati, kur u kthye nga puna pasditen e djeshme.

Në shtëpi ka qenë vëllai i vajzës dhe nusja e tij. Xhevat Braja kur është kthyer nga puna e ka gjetur vajzën të shtrirë dhe pa shenja jetë në divan.

Familjarët e 13-vjeçares

Pistat ku po hetohet janë dy; dyshohet se mund të jetë qëlluar nga ndonjë prej familjarëve ose një person nga jashtë ka shkuar dhe e ka vrarë me çifte dhe më pas është larguar dhe vëllai e nusja nuk kanë dëgjuar gjë.

Vëllai dhe nusja ishin në dhomën tjetër të banesës, ndërsa do të merren në pyetje nga një ekspert i shenjave.

Ngjarja u regjistrua mbrëmë në zonën e Babrrusë, aty ku e mitura jetonte bashkë me prindërit e saj në kushte të vështira ekonomike. Fillimisht u raportua se vajza është gjetur nga babai me plagë thike në trup dhe më pas është shoqëruar për në spitalin e Traumës, ku ka humbur edhe jetën.

Por i ati u shpreh sot se vajzën e gjetur të vdekur dhe se ishte qëlluar me armë. Policia vijon hetimet për të zbardhur ngjarjen.