Tiranë/ Zjarr në zonën e Pazarit të Ri

13 Shkurt 2019, 15:40

Tiranë- Një kosh plehrash në zonën e Pazarit të Ri është përfshirë nga flakët pak momente më parë. Ngjarja ndodhi në sheshi Avni Rustemi, në rrugën dalëse nga Pazari i Ri drejt zonës së nënkatsheve, ndërkohë që prania e tij përbën rrezik jo vetëm për kalimtarët por edhe për automjetet.

SI pasojë e zjarrit në zonë është krijuar një re e zezë tymi.