Tjetër gafë, Berisha e bën Lulzim Bashën ministër të Brendshëm të Partisë Socialiste

29 Tetor 2021, 17:54

Nga “Foltorja” në qytetin e Lezhës, Sali Berisha duket se nuk ndalet me gafat e tij. Gjatë fjalës së tij sot në përpjekje për të sulmuar qeverinë e Ramës dhe me mendjen te Lulzim Basha, teksa ka përmendur ministrat e Brendshëm në radhë të Ramës, përmend emrin e kreut të PD në vend të Fatmir Xhafajt.

“U largua Tahiri nga ministri e Brendshme dhe solli Bashën (e ngatërron me Xhafajn, vëllai i te cilit ishte i dënuar ne Itali për trafik droge”, deklaroi Berisha, duke mos u kujtuar ta korrigjojë.

  •