Tjetër 'bombë' ekologjike, shiringat e inertet pushtojnë Erzenin! (Vëzhgimi i Report TV)

10 Maj 2020, 13:03 | Përditesimi i fundit: 2020-05-10 13:10:19

Me dhjetëra policë dhe vetë ministri i brendshëm Sandër Lleshaj një ditë më parë zbarkuan në burimin e lumit Erzen, atje ku në dalje të fshatit pajeta, merr jetë rrjedha e këtij lumi,  uji i të cilit është i pijshëm, por më pas përfundon në Adriatik i ndotur.

Ndërsa në pak minuta në periferi të kryeqytetit rrëzë Arbanës, kamera e ReportTv u ndal në basenin e përroit, i cili para se të bashkohet me Erzenin, çon në të, edhe mbetje spitalore si shiringa e shishe ilacesh. Nuk mungojnë as mbetjet plastike apo inerte në basenun e këtij përoi si dhe në këmbët e kësaj ure.Pak metra më tutje, në urën e Damian, situata është thuajse e njëjtë... mbetje plastike, inerte dhe deri në kolltuk të nxjerrë jashtë përdorimit e goma makinash ndodhen në lum.