Tjetër sulm në SHBA, breshëri armësh në një lokal, 7 të vdekur në Ohio

4 Gusht 2019, 09:58

Një tjetër sulm me armë ka tronditur SHBA-të. Mediat amerikane bëjnë me dije se një person, ende i paidentifikuar, ka hapur zjarr në shtetin e Ohios, duke lënë të vdekur të paktën 7 persona dhe plagosur 24 të tjerë.

Autoritetet amerikane kanë nisur menjëherë hetimet, ndërsa shkaku i ngjarjes së rëndë është ende mister.

Ky sulm vjen vetëm pak orë pasi një tjetër sulm u regjistrua në Teksas ku humbën jetën 20 persona dhe 26 të tjerë mbetën të plagosur. Autori ishte një 21 vjeçar. 

Pak orë para sulmit në Teksas, i riu publikoi një postim me një gjuhë urrejtjeje në internet që akuzoi komunitetin hispanik për rrëmbimin e “të bardhëve” në SHBA.