Të paktën 24 vetë vdiqën në Japoni në një sulm me zjarr në një studio të famshme të animacionit në Kioto
Në kohën e zjarrit, brenda studios kishte rreth 70 punonjës, shumë prej të cilëve arritën të dilnin, por rreth gjysma e tyre mbetën të mbërthyer në ndërtesën tre-katëshe.
Sipas raportimeve nga autoritetet lokale, veç të vdekurve nga djegjet dhe asfiksia, ka dhe mjaftë të zhdukur, dhe numri i viktimave mund të rritet.