Topalli: Në 25 prill s'do ketë më një Shqipëri të Bashës, Metës e Ramës! Duhet një qeveri e dalë nga votat dhe një opozitë që s'korruptohet për interesa të liderit

28 Tetor 2020, 18:31

Ish- kryeparlamentarja Jozefina Topalli në ftesën e saj për t'i bashkuar "Lëvizjes për Ndryshim" tha se nuk ka para e vende pune për t'i dhënë, por iu premton sfidën për ta ndryshuar në këtë vend. Ajo e ka cilësuar zgjedhjet e 25 prillit si momenti ku do të ndahet nëse Shqipëria do të jetë e Bashës, Metës e Ramës" apo e shqiptarëve.