Topalli 'përballë' politikës së vjetër: Ata të 3 do bëjnë gjithçka për të mbajtur monopolin politik! Kërcënojnë me brutalitet lëvizjen e re, jam pa fjalë

28 Tetor 2020, 18:17

Ish deputetja Jozefina Topalli gjatë prezantimit të partisë së saj Lëvizja për Ndryshim i ka dalë 'përballë' politikës shqiptare duke thënë se vendi nuk ka një alternativë.

Sipas saj Basha, Rama dhe Meta, bëjnë çdo gjë për të mbajtur monopolin politik. Madje këtu ajo shton se ka pasur shantazhe edhe kundrejt lëvizjes së re që po prezanton për të cilën ka mbetur pa fjalë. Ndërkaq këtë ajo e ka quajtur një taktikë shumë të vjetër.