Toptha me djathë të bardhë dhe susam
Përbërësit:
- 400 gr djathë i bardhë feta
- 30 gr susam i bardhë
- 20 gr susam i zi
- 5 gr trumzë e tharë
- 3 gr spec djegës i thatë
- Vaj ulliri
Përgatitja:
Përzieni në një pjatë susamin e bardhë, susamin e zi, trumzën dhe specin djegës. Thërrmoni djathin feta në një tas. Formoni toptha të vegjël, rreth 25 gr secili. Rrotullojeni çdo topth në përzierjen me susam dhe erëza derisa të mbulohen plotësisht. Mund t'i shërbeni menjëherë ose t'i vendosni në një kavanoz qelqi të sterilizuar. Nëse dëshironi t'i ruani, hidhni vaj ulliri derisa topthat të mbulohen plotësisht. Mbylleni kavanozin dhe ruajeni në frigorifer. Lërini për 24 orë që aromat të përthithen mirë përpara se t'i konsumoni.




















