Trafikonte kokainë në Danimarkë, dërgohet për gjykim Astrit Beqiri! GJKKO sekuestro pasurisë, mes tyre dhe pularia

4 Gusht 2020, 15:51

Astrit Beqiri dhe Dhimitraq Shkodra të arrestuar si pjesë e një grupi kriminal në fushën e trafikut të kokainws  në vendet e BE-së  që u shkatërrua 1 vit më parë janë marrë të pandehur nga SPAK. 2 shqiptarët u provuan si të përfshirë në këtë grup që drejtohej nga Jetmir Kastrati, kunat i Astrit Beqirit që në Shqipëri kishin vënë një pasuri prej 3 milionë eurosh tashmë të sekuestruar nga autoritetet. Këta dy persona akuzohen për veprat penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim të posaçëm, në formën e “Grupit të Strukturuar Kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

52 vjeçari Astrit Beqiraj nga Shkodra rezultoi të ishte dhe kunat i kreu të këtij grupi  kriminal shkodranit, Jetmir Kastrati i njohur si SOKOL Krasnici, i arrestuar në Danimarkë.