Trafiku i drogës midis Italisë dhe Shqipërisë, policia e Milanos shkatërron 2 banda italo-shqtiptare

23 Shkurt, 09:44

Në një operacion të orëve të fundit policia italiane ka arritur të shpërbëjë dy organizata kriminale, me pjesëtarë shqiptarë dhe italianë, për trafikim kokaine, hashashi dhe mariuane. Policia e Milanos ka realizuar 37 arrestime në Milano, Bergamo, Brindisi, Lodi, Pavia, Reggio Calabria, Reggio Emilia, Roma dhe Varese, në përfundim të operacionit Miracolo 2,

Dy organizatat kriminale Italo-Shqiptare të cilët kanë importuar dhe shpërndarë kokainë, hashash dhe marihuanë.

Policia e Shtetit e Milanos, e koordinuar nga Drejtoria Anti-Mafia e Milanos, ka lëshuar një sërë fletë arreste duke shkatërruar dy organizata kriminale që veprojnë në Milano, përgjegjëse për trafik ndërkombëtar dhe kombëtar të drogës. Pjesë e këtyre organizatave ishin qytetarë me origjinë nga Shqipëria dhe italian dhe ata importuan sasi të mëdha kokainë,
hashashi dhe marijuanë në Lombardi të cilat më pas i shpërndanë në rajone të ndryshme të Italisë.

Gjatë operacionit u sekuestruan  dy pasuri të patundshme në Milano,  një kompani, 3 skuterë, i 2 motoçikleta dhe  9 makina.

Kategori të tjera

    Nuk u gjeten video për këtë Kategori!

Shiko të gjitha

    Nuk u gjeten video për këtë Kategori!

Shiko të gjitha