Tragjedi në Ostren të Madh në Bulqizë, humbin jetën tre persona pas shpërthimit të bombolës së gazit ! Një tjetër mbetet i plagosur

14 Shkurt, 12:19 | Përditesimi i fundit: 2020-02-14 12:41:30

BULQIZË- Tre persona kanë humbur jetën në Ostren të Madh në Bulqizë, pas shpërthimit të gazit që kishte rrjedhur nga një bombol. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme, ku tre viktimat kanë qenë së bashku kur ka ndodhur shpërthimi, ndërsa një person i katërt ka mbetur i plagosur rëndë.

I plagosuri është në gjendje shumë të rëndë shëndetësore, ndërsa momentalisht është dërguar në spitalin e Bulqizës për t'i dhënë ndihmën e parë. Mësohet se nga spitali i Bulqizës është kërkuar një helikopter për të marrë të plagosurin dhe për ta transportuar drejt Tiranës për shkak të plagëve të rënda që ka.

Kategori të tjera