Tragjedi në ring. Vdes boksieri bullgar në Shkodër

21 Shtator 2019, 19:11

SHKODER - Kthehet në tragjedi një ndeshje boksi në Shkodër. Boksieri bullgar Isus Velchkov ka rënë pa ndjenja në ring, teksa zhvillohej raundi i pestë i ndeshjes mes tij dhe durrsakut Ardit Murja. Bullgari ka gjetur vdekjen në spital, mbrëmjen e sotme. I gjithë episodi tragjik ndodhi në sy të kamerave dhe spektatorëve teksa ndiqnin me emocion "Shkodra Boxing Night" në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” Ndeshjet janë ndërprerë për shkak te këtij incidenti të rëndë.