Tragjike në Lezhë, humbin jetën dajë dhe nip, po punonin për hapjen e një pusi uji

24 Shtator 2018, 18:27 | Përditesimi i fundit: 2018-09-24 21:28:00

LEZHË- Dy persona kanë humbur jetën teksa po punonin për hapjen e një pusi në Torovicë të Lezhës. Report Tv mëson se bëhet fjalë për dajën dhe nipin, 35 dhe 21 vjeç. Martin Gjonaj dhe Marjan Ndoci ishin duke punuar në momentin kur i ka zënë një masiv dheu. Banorët janë shprehur se zjarrfikësja është vonuar rreth 1 orë për të shkuar në vendngjarje, ndërkohë që banorët nuk kanë mundur ti shpëtojnë.