Transportonin disa sirianë, arrestohen 2 persona në aksin Gjirokastër-Kakavijë!

4 Dhjetor 2020, 11:15

GJIROKASTËR - 2 persona janë arrestuar mëngjesin e sotëm në Gjirokastër teksa u kapën duke transportuar disa emigrantë të paligjshëm.

Në pranga u vendosën Sokrat Dedaj nga Mirëdita dhe Stiljan Bakiu nga Kuçova të cilët u kapën në afërsi të fshatit Haskovë, në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë.

Ata po transportonin disa emigrantë sirianë të cilët kishin hyrë në Shqipëri përmes kufirit të gjelbër.

Destinacioni i tyre përfundimtar ishte kalimi drejt Malit të Zi.