Tre pikë dramatike për Vllazninë, Bylisi dorëzohet në frymën e fundit! Kukësi i jep fund serisë së humbjeve

20 Janar 2021, 19:15

Vllaznia ka marrë një fitore për infarkt në javën e 15 të Superligës pasi ka mposhtur 0-1 në minutën e 95 Bylisin në transfertë. Për këtë trepikësh të kuqeblueve, që mund të jetë deciziv në luftën për titull kampion, heroi ishte Ardit Hoshaj, i cili realizoi me kokë.

Ndërkohë sot është rikthyer te fitoret edhe Kukësi, që kishte katër humbje radhazi. Verilindorët kanë mposhtur 1-3 Apoloninë, falë golave të Ibrahimit, Peposhit dhe Ezes. Pak frymëmarrje për kuksianët dhe trajnerin Hallaçi, për të cilin gjatë ditëve të fundit u përfol se mund të largohej.

Sakaq diferenca me kryesuesit e Vllazninë për Teutën do të mbetet sërish 9 pikë, pasi ‘djemtë e detit’ kanë fituar 0-1 kundër Kastriotit. Në Kamëz vendimtar ishte Dejvi Bregu, që në pjesën e dytë realizoi një eurogol nga goditja e dënimit.

Ndeshja tjetër e ditës së sotme mes Laçit dhe Bylisit është mbyllur me shifrat 1-1.