Tregtia online, biznesi 'lulëzon' por në informalitet, ekspertja: Klientët mund të mashtrohen nga faqet

24 Janar 2020, 16:47

Tregtia tradicionale çdo ditë e më shumë po sfidohet nga marketingu online. Edhe pse nëpërmjet websiteve fokusi më i madh është i orientuar drejt produkteve kompjuterike, pjesëve të këmbimit për automjetet, pajisjeve elektroshtepiake apo veshjeve, tregtia online tashmë po e konkurron dyqanin fizik. Tashmë me zhvillimin teknologjik me shpejtësinë e një kliku mund të blesh produkte pa qenë nevoja që të orvatesh  në dyqane për të gjetur atë që kërkon, pa u kufizuar brenda kufijve të shtetit tënd. Por nëpërmjet kësaj tregtie mundësitë që të mashtrohesh nga shitësi janë të shumta. Pranvera Rrapushi eksperte e shitjeve online shprehet se  informaliteti  është pengesa më e madhe e kësaj industrie.