Tregu i ri ushqimor publik në Farkë, Veliaj: Thyejmë monopolin e privatit, tregu do të jetë shumicë dhe pakicë! Fermerët do të tregtojnë me çmime shumë më të lira

2 Korrik 2022, 11:43 | Përditesimi i fundit: 2022-07-02 13:21:00

Shumë shpejt fermerët e fshatrave të Tiranës mund t’i tregtojnë produktet e tyre në tregun e madh ushqimor në Farkë. Ky treg do të jetë publik, me tarifë minimale për tregtarët e vegjël dhe nën administrimin e Bashkisë së Tiranës. Puna për ndërtimin e tregut ka nisur dhe faza e parë e punimeve thuajse ka përfunduar.