Treni i Pashkëve, një traditë e veçantë e fëmijëve në Lezhë

21 Prill 2019, 14:20 | Përditesimi i fundit: 2019-04-21 15:39:58

Në Lezhë Pashkët katolike vazhdojne të festohen ndryshe prej 3 vitesh. Treni i pashkeve u mbush me femijë, vezë e ushqime dhe udhetoi pergjatë gjithë qytetit. Kjo ishte mënyra e zgjedhur për të bërë pjese të festes të gjithe qytetaret pavarsisht besimit. Altin Prenga i besimit katolik dhe Lirim Torba i besimit musliman sëbashku me Bashkinë e Lezhës, po e vijojnë traditen e mire për të bashkendare edhe festat fetare.Pjësë e këtij festimi u bë edhe kreu i bashkise Fran Frrokaj që ashtu si realizuesit e kësaj ideje thotë se gjithçka vjen si pjesë e harmonisë dhe unitetit të lezhjaneve.

Trenit të pashkes iu bashkuan edhe qytetarë të shumtë të cilët shijuan ndryshe dhe ne mënyre argetuese këtë feste katolike.

Festat fetare janë krejt të veçanta në Lezhë për mënyren e organizimit të tyre, duke u kthyer në një mundësi për të promovuar kulturen dhe traditen si dhe bashkejetesen fetare mes komunitetesh shumë hetogjene qe ka ky qytet.