Trieste, dy të arrestuar për vjedhje qëllojnë në komisariatin e policies, dy agjentë të vrarë

4 Tetor 2019, 19:47 | Përditesimi i fundit: 2019-10-05 11:33:01

Dy hajdutët që u arrestuan u përpoqën ti shpëtojnë ndjekjes nga ana e forcave të policisë dhe qëlluan ndaj agjentëve. Të dy u ndaluan më pas, një u plagos. Një polic i tretë u qëllua shkarazi nga një plumb. Panik mes njerëzve që ishin në rrugë. Mattarella: "Trishtim i thellë për vdekjen e dy agjentëve" Dy policë, Pierluigi Rotta dhe Matteo De Menego, të dy 30 vjeç, humbën jetën këtë pasdite në Trieste gjatë një shkëmbimi zjarri me dy hajdutë që më vonë u arrestuan. Të shtënat ndodhën pak para orës 17:00 në Selinë e Policisë në Trieste. Sipas autoriteteve policore, më parë të dy vëllezërit që ishin edhe autorët e të shtënave ishin shoqëruar në Selinë e Policisë pas një kontrolli grabitjen e një skuteri, kryer në orët e para të mëngjesit. Sipas një dëshmitari në vendin e ngjarjes, grabitësi i plagosur që mbeti në tokë bërtiti "Nuk dua ambulancë, më largo, le të shpëtojmë!" Sipas burimeve të tjera, njëri prej dy të arrestuarve kërkoi të çohej në banjë dhe arriti ti vidhte armën njërit prej agjentëve. Pasi qëlloi mbi të, ai u përpoq të shpëtonte përmes një kalimi nëntokësor në stacionin policor dhe më pas jashtë, ku dhe u plagos nga oficerët që e ndiqnin. “Il Piccolo” raporton se dëshmitarët flisnin për të shtëna të shumta me armë që shkaktuan panik midis njerëzve në rrugë. Një ambulancë ndërhyri në vend dhe rruga u mbyll për trafikun dhe u rrethua nga një kordon sigurie. Pronari i një lokali në zonë raportoi se kishte dëgjuar të shtëna me armë nga brenda stacionit të policisë dhe pasi kishte parë disa momente më vonë një të ri duke vrapuar me armë në dorë. Ky i fundit ishte përpjekur të hapte një makinë policie të parkuar, por pa dobi. Menjëherë pas kësaj, disa agjentë arritën dhe e bllokuan. Një dëshmitar tjetër tha: "E gjitha ndodhi në orën 16.54, dëgjova gjashtë të shtëna dhe u mbylla brenda dyqanit. Pastaj policët thërrisnin 'duart lart dhe fytyrën për tokë' dhe dëgjova shumë të shtëna." Presidenti i Republikës Sergio Mattarella shprehu "trishtim të thellë për vdekjen e dy agjentëve". Kryetari i Komunës së Trieste, Roberto Dipiazza, shpalli ditë e për qytetin. Ministrja e Brendshme Luciana Lamorgese dhe shefi i policisë Franco Gabrielli janë duke shkuar për në Trieste.

    No videos found.