Tritoli shtyllës, Ministria e Brendshme: Akt terrorist! Shpresojmë mos ketë lidhje me politikën

18 Mars 2019, 17:59

Zv/ ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka dënuar sulmin me eksploziv ndaj shtyllës së tensionit të lartë të transmetimit të energjisë elektrike 400 KW pranë fshatit Krastë të Thumanës. Një akt i tillë konsiderohet terrorist në bazë të ligjit shqiptar dhe që dënohet nga 15 deri në burg përjetë, tha ai. Lamallari uroi që kjo ngjarje të mos ketë lidhje me politikën duke shigjetuar opozitën, ashtu si Spiropali. 

"Fatmirësisht nuk ka pasur banesa afër, pasi mund të sillte dëme në jetë njerëzore. Grupi hetimor po punon për të zbardhur ngjarjen, si koha, motivet dhe autorët. Kjo vepër penale konsiderohet si terroriste dhe dënohet  nga 15 deri në burg përjetë. Shpresojmë që kjo ngjarje mos ketë lidhje me politikën edhe pse gjuha që përdoret nxit dhe prodhon ngjarje të tilla" tha ai.