Troket Viti i Ri 2021! Spektakël fishekzjarresh në Tiranë

1 Janar 2021, 00:07 | Përditesimi i fundit: 2021-01-01 12:10:21

Troket Viti i Ri 2021. Qytetarët shqiptarë si edhe e gjithë bota këtë herë festojnë ndryshe, kjo për shkak të kufizimeve nga koronavirusi.

Atmosfera festive, në ndryshim nga vitet e tjera ndihet vetëm brenda shtëpive të gjithësecilit për shkak të kufizimeve të orarit të lëvizjes.

Sikurse nuk ishte parë në vitet e tjera gjatë kësaj periudhe festive, rrugët e Tiranës dhe qyteteve të tjera të Shqipërisë janë të pushtuara nga heshtja.

Sheshet janë bosh teksa të vetmen atmosferë festive e përçojnë zbukurimet e vendosura në institucione dhe në rrugë.