Tronditëse në Shkodër, 49-vjeçari qëlloi me armë në drejtim të fëmijëve në lulishte pasi djali i tij kishte bërë sherr me to! Vetëdorëzohet në polici

5 Korrik 2022, 15:46

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar dje në qendër të Shkodrës pranë gjimnazit "28 nëntori". 49-vjeçari Agron Mahmuti ka qëlluar me pistoletë drejt një grupi fëmijësh që loznin në lulishte. Fatmirësisht plumbi nuk kanë kapur asnjërin prej tyre, por ka përfunduar në verandën e një lokali.