Trump gjatë fushatës: Po ndalojmë vrasjet masive Kosovë- Serbi, u thashë: Djema, le të bëhemi bashkë

20 Shtator 2020, 17:51

Presidenti i SHBA, Donald Trump e ka quajtur si një arritje të madhe marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë.

Gjatë një tubimi për fushatën elektorale në Karolinën Veriore Trumo theksoi se marrëveshja e 4 shtatorit është për Çmim Nobel. Sipas tij Shtëpia e Bardhë po ndalon vrasjet masive mes dy shteteve.“Historia tjetër, unë jam i sigurt se është një Çmim Nobel për paqen. Ne jemi duke ndaluar vrasjet masive midis Kosovës dhe Serbisë. Ata kanë vrarë njëri-tjetrin për kaq shumë vite. Ata do të ndalojnë vrasjen. Unë u thashë 'djema le të bashkohemi' Ju e dini, ata e kanë bërë atë për qindra vjet sinqerisht me emra të ndryshëm", tha Trump.