Trump i ashpër me Iranin: Nëse duan luftë do të jetë fundi i tyre

20 Maj 2019, 10:30

Presidenti i SHBA Donald Trump ka mbajtur një qëndrim të prerë kundrejt Iranit. Me anë të një mesazhi të bërë publik në Twitter, Trump tha se Shtete e Bashkuara të Amerikës nuk duhet të kërconohen kurrë.

Në mesazhin e tij mesazhin e tij të fortë drejtuar Iranit, Trump deklaroi se nëse Irani do të kërkonte luftë kjo lëvizje do të ishte fundit i këtij shteti.

Nëse Irani dëshiron të luftojë, ky do të jetë fundi zyrtar i Iranit”, tha ai në një cicërim në Twitter të dielën. "Asnjëherë mos kërcënoni Shtetet e Bashkuara përsëri!” ka shkruar Trump.

Tensionet midis Uashingtonit dhe Teheranit kanë qenë në rritje, pasi Shtetet e Bashkuara kanë shtuar praninë e forcave ushtarake dhe mbajtëse të bombarduesve 'B-52' në Gjirin e tyre për shka të ashtuquajturve "kërcënime" iraniane. Kjo lëvizje është shikuar me shumë skepticizëm jashtë Shteteve të Bashkuara.

Megjithatë kur u pyet nga gazetarët të enjten e kaluar nëse SHBA do të luftonte, Trump u përgjigj: “Nuk shpresoj.

 Irani gjithashtu ka lëvizur për të diskutuar shqetësimet rreth tensioneve në rritje. Të shtunën, ministri i saj i jashtëm këmbënguli se nuk kishte oreks për luftë.

“Nuk do të ketë një luftë pasi as ne nuk duam një luftë as askush nuk ka iluzionin që ata mund të përballen me Iranin në rajon”, tha Mohammad Javad Zarif për agjencinë shtetërore të lajmeve Irna.