Trump përplaset me Zelenskyn në Zyrën Ovale: Po luan me Luftën e Tretë Botërore! Bëni marrëveshje ose ne jemi jashtë! JD Vance qorton presidentin ukrainas: Je i pasjellshëm

28 Shkurt, 18:54 | Përditesimi i fundit: 2025-02-28 21:17:17

Përplasje e ashpër me ton të lartë mes Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky në Zyrën Ovale, me presidentin amerikan që e akuzoi homologun e tij ukrainas se po "e vendos veten në një pozitë shumë të keqe" dhe se "nuk ka kartat në dorë" për një marrëveshje. "Duhet të jeni mirënjohës!", bërtiti më pas Trump.