Trupat ruse bombardojnë një qendër tregtare të mbushur me civilë në Kremenchuk

27 Qershor 2022, 18:07

Trupa ruse kanë bombarduar një qendër tregtare në Kremenchuk , në rajonin qendror-lindor të Poltava, brenda së cilës ishin më shumë se 1000 civilë.

Qendra tregtare është ende nën zjarr, ndërsa ekipet e shpëtimit po luftojnë për të shuar zjarrin. Të paktën dy persona raportohet se kanë humbur jetën, ndërsa dyshohet se mund të ketë edhe më shumë.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha në Telegram, deklaroi se vendi nuk përbënte "asnjë rrezik për ushtrinë ruse" dhe nuk kishte "asnjë vlerë strategjike".