Truproja i Bashës godet me grusht qytetarin që tentoi të takojë Bashën në Pogradec

12 Shkurt 2019, 22:44

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ditën e sotme zhvilloi turin e tij takimeve me qytetarët e Pogradecit. Mirëpo gjatë takimit të tij me qytetarët u vu re një incident i sikletshëm me protagonistë truprojat e kreut demokrat. Incidenti ka kaluar pa u vënë re, mirëpo kamerat e televizioneve e kanë fiksuar atë. 

Një qytetar takoi me Bashën dhe diçka i pëshpërit dhe më pas i tërheq dorën. Në momentin e ndarjes kreu i PD dëgjohet t’i thotë atij fjalët "e vendos populli". Menjëherë pas shtrëngimit të duarve më Bashën dhe 'provokimit' nga ana e qytetarit është goditur me grusht në bark nga truproja i kreut të PD-së.

Madje, siç duket edhe në këtë video, dy truprojat e Bashës gjatë gjithë kohës shtyjnë njerëzit për t'i hapur rrugën Bashës gjatë marshimit në qendër të Pogradecit