LEZHE- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka deklaruar sot nga Lezha se LSI vendosi të ulet në tryezë për Reformën Zgjedhore për t'i hapur rrugë zgjedhjeve të parakohshme. Kryemadhi tha se kjo nuk është një marrëveshje politike pasi, po të ishte e tillë do të ishin ulur në tryezë krerët e partive.
Duke e cilësuar Reformën Zgjedhore një nga kushtet e para të Bundestagut gjerman për të mbështetur hapjen e negociatave, Kryemadhi tha se pas zgjedhjeve të parakohshme Shqipëria do të ketë mundësinë dhe shansin për të qenë anëtare e Bashkimit Europian. Nëse nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme, vijoi Kryemadhi, nuk do të ketë ambasadorë dhe analistë që të mund të mbrojnë Edi Ramën para përgjegjësië se ai është i vetmi që nuk do integrimin e Shqipërisë në BE.