Tifozët e Tiranës dhe Partizanit zihen dhe përleshen në stadium

29 Shtator 2019, 18:24 | Përditesimi i fundit: 2019-09-29 18:48:49

Entuziazmi ia ka lënë vendin sharjeve dhe tensioneve mes dy tifozerive. Report Tv mëson se mes tifozave të Tiranës dhe Partizanit janë përleshur në fushë, në zonën mbrapa portave duke hedhur sende të forta dhe flakadane, por nuk ka patur asnjë të plagosur apo të lënduar. Ndërkohë policët privatë të cilët ndodheshin brenda stadiumit kanë ndërhyrë për të qetësuar situatën dhe pse mësohet se e kanë patur të vështirë. Pas disa çastesh situata është qetësuar dhe pritet të fillojë ndeshja. 

    No videos found.