'Tubime, protesta, demonstrata'/ PD Kurbin tregon planin: S'ka zgjedhje, do mbrojmë vendin

26 Qershor, 21:05

Behar Haxhiu, kryetar i degës së PD-së në Lezhë i është bashkuar skenarit të opozitës për pengimin e zgjedhjeve në datë 30 Qershor përmes protestave, që do të nisin nesër dhe do ta zgjasin deri në datë 2 korrik. Ai ka njoftuar edhe misionin e OSBE/ ODHIR, KZAZ nr 15 Kurbin, komisariatit të Kurbinit si dhe KQZ. Sipas tij, qytetarët duhet të mos pranojmë këtë farsë  zgjedhore antikushtetuese.

"Çdo organ i administrimit të zgjedhjeve  ka për detyrë të zbatojë dekretin e presidentit për datën e zhvillimit të zgjedhjeve. Zgjedhjet e njëanshme janë të rrezikshme për demokracinë dhe ne nuk do ta lejojmë. Nga data 27 qershor deri më 2 korrik ne do të zhvillojmë tubime të ligjshme në ushtrim të të drejtës kushtetuese. Tubimi do të jetë i pa ndërprerë   dhe do të lajmërohen të gjithë institucionet.  

Paligjshmëria e   për këtë arsye ju kërkojmë që të ndërprisni veprimet e pa ligjshme  që nxisin si dhe j’u kërkojmë lirimin e  ambienteve që janë përdorur si KZAZ që të lirohen pasi nuk ka baza ligjore për mbajtjen e tyre të zëna dhe t’i kthehen publikut. Qytetarëve ju lind e drejta që të parandalojnë kryerjen e këtij veprimi me çdo mjet dhe formë. Ju uroj suksese në datën e re të zgjedhjeve të vendosur nga presidenti" deklaron ai.

Kategori të tjera