Turizëm në pandemi! Bullgarët të dashuruar pas Vlorës: Është si Italia, na pëlqen shumë

1 Mars 2021, 21:01

#reportTV #lajmeshqip #lajme Fauna dhe bota nënujore e plazheve të Vlorës ka qenë këtë herë në zgjedhjen e disa sportistëve Bullgarë të apasionuar pas peshkimit. 3 ditë peshkim, në ujërat e Karaburunit kanë qenë një eksperiencë e veçantë për djemtë bullgarë. Ata rrëfejnë përjetimet, atë se çfarë kanë parë dhe çfarë shije u ka lënë ky udhëtim i radhës për të njohur botën nënujore, ndonëse itinerari i tyre zhvillohet në situatë pandemie. Është bukur këtu, është si Italia më pëlqen, pamja është e mrekullueshme”, tha një turist i ardhur nga Bullgaria. Pepi, një tjetër i ri, tregon se veç bukurive dhe pasurisë mbi dhe nën ujë që Vlora ofron, ka ndeshur në një fenomen jo fort të bukur për faunën detare. Gjuetia e peshkut me mënyra të ndaluara, peshkimi me dinamit dhe rrjeta jo të përshtatshme, është duke dëmtuar rëndë botën nënujore. “Ajo që nuk më pëlqen është mënyra e gabuara se si gabuara, kemi takuar disa djem që peshkojnë në mënyra të ndaluara me dinamit. Nuk duhet ta dëmtojnë faunën nënujore, është e tmerrshme”, tha një tjetër. Peshkatarët e ardhur nga Bullgaria shpresojnë rikthimin në qytetin bregdetar, i cili sipas tyre ka një natyrë të mrekullueshme.