Turpi pas derbit, futbollistët e Tiranës nxijnë fitoren! Shajnë në kor Partizanin (VIDEO)

8 Prill, 13:11

Futbollistët e Tiranës kanë kaluar limitet pas fitores në derbi. Në entuziazëm e sipër, teksa festojnë me tifozët, ata nuk kursejnë koret me fjalë ofenduese kundër Partizanit. Nëse për tifozët mund të mbyllet një sy, krejt e kundërta mund të thuhet për futbollistët, të cilët duhet të jenë shembull jo vetëm në fushë, por edhe jashtë saj.